Në Xuzhou të Kinës, një polic ka hipur sipër kapakut të veturës dhe është kapur për fshesën e xhamave, në përpjekjen që ta ndalë një shofer. Por, ai nuk i është bindur dhe ka vozitur në këtë mënyrë për dy kilometra, transmeton Telegrafi.
Zyrtari që ka marrë lëndime të lehta, ka qëndruar kështu edhe kur makina lëvizte me 94 kilometra në orë, si dhe në momentin kur ka hyrë në një kthesë mjaftë të madhe.
Në videon e postuar më poshtë, shihet ai duke përjetuar mjaftë vështirësi.
Mësohet se shoferi ka qenë i dehur dhe se është arrestuar më vonë. /Telegrafi/
https://youtu.be/nINDTKQE2Ek