Site icon Telegrafi

Shoferi i dehur godet në të kuqen këmbësoren që mbetet e vdekur në vend, pas publikimit të pamjeve rrëqethëse babai i saj ka një mesazh për shoferët (Video, +18)

Babai i viktimës që u goditet për vdekje nga një veturë ku pranë timonit po qëndronte një shofer i dehur, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që konsumojnë alkool që t’i lënë çelësat e veturave në shtëpi kur pinë.

Këmba e Megan Brogan ishte këputur në gju dhe kishte fluturuar mbi 30 metra, kur Jake Mitchell 25-vjeç që ishte nën ndikim të alkoolit e goditi derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe në të kuqen, transmeton Telegrafi.

28-vjeçarja kishte mbetur e vdekur në vend, kurse Mitchell e kuptoi këtë vetëm kur vetura e tij humbi kontrollin nga goditja, për faktin se ishte nën ndikim të alkoolit.

Ai disa orë më vonë u arrestuar nga policia, ku edhe është konstatuar se dy herë e gjysmë më shpejtë kishe vozitur sesa shpejtësia e lejuar. Ai tani është duke qëndruar prapa grilave, kurse pritet të lirohet pas pesë viteve.

Tani babai i Meganit, Ian i cili ishte vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti dhe ishte dëshmitar i vrasjes së bijës, u ka bërë thirrje të gjithë personave që konsumojnë alkool që t’i lënë çelësat e veturave në shpi kur janë të dehur. /Telegrafi/

Exit mobile version