Shoferi personal i “Boki 13” sot dëshmoi për rastin “Haraçi”, i cili tha se ai e ka vozitur atë edhe në Qeveri.
Stojan Arsovski tha se ai e ka dërguar Jovanovskin në shumë institucione, në mesin e të cilëve edhe në DAP, Ministrinë e Punëve të Brenshme dhe Qeveri.
Ai dëshmoi se dy herë e ka dërguar Jovanovskin tek biznesmeni Orce Kamçev dhe se, siç tha, biznesmeni është sjellur shumë mirë me atë. Kamçev i kishte dhënë një herë Jovanovskit një kornizë për fotografi.
“Një herë ka marrë dhurat një kornizë për fotografi dhe mezi e futa në veturë”, tha shoferi.