Telegrafi

Shoferi bllokoi hajnin ndërmjet dyerve të autobusit dhe e dërgoi para stacionit policor (Video)

Në Bogota të Kolumbisë, shoferi i ka mbyllur dyert e autobusit urban, në momentin që një hajn po përpiqej të largohej me çantën e vjedhur.

Kalimtarët janë munduar kot të hapin dyert, prej nga dilnin këmbët e të riut që deshi të ikte pasi e kishte plaçkitur një grua, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, shoferi ka vozitur një rrugë mjaft të gjatë, derisa ka ndaluar te stacioni më i afërt policor.

“Pasi u njoftuam se kemi një të kapur, dolëm përjashta dhe e arrestuam”, ka thënë kreu i njësitit, lidhur me rastin.

Mirëpo, pasi gruaja e cila ishte viktimë e hajnisë nuk ngriti akuzë, i dyshuari u lirua me kusht deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/