Në Bogota të Kolumbisë, shoferi i ka mbyllur dyert e autobusit urban, në momentin që një hajn po përpiqej të largohej me çantën e vjedhur.
Kalimtarët janë munduar kot të hapin dyert, prej nga dilnin këmbët e të riut që deshi të ikte pasi e kishte plaçkitur një grua, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, shoferi ka vozitur një rrugë mjaft të gjatë, derisa ka ndaluar te stacioni më i afërt policor.
“Pasi u njoftuam se kemi një të kapur, dolëm përjashta dhe e arrestuam”, ka thënë kreu i njësitit, lidhur me rastin.
Mirëpo, pasi gruaja e cila ishte viktimë e hajnisë nuk ngriti akuzë, i dyshuari u lirua me kusht deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/W0Z6EcrjAEw