Autoritetet e Virginias thonë se një helikopter i marinës ka nxjerrë një shofer nga kulmi i një kamioni me rimorkio, pasi ai ra poshtë urës, nga erërat e forta dhe filloi të lundronte në ujë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht kësaj, shoferi, Joseph Chen, 47, nga Greenville, Karolina e Veriut, nuk mund të mbijetonte, pasi më vonë vdiq.
Sipas autoriteteve, kamioni me rimorkio kishte rënë nga ura pak para orës 12.30 të mbrëmjes, ndërkaq shoferi ishte nxjerrë nga aty, pak pas orës 1.
Erërat në pjesën ku gjendej ura thuhet që gjatë momentit kur kishte ndodhur ngjarja thuhet të kenë qenë me shpejtësi prej 40 mph, edhe pse autoritetet thonë se ato kishin qenë shumë më të forta, gjatë ditës. /Telegrafi/