Garry Grainger ka pranuar një fotografi nga djali tij adoleshent, i cili po udhëtonte së bashku me shokët e klasës për një vizitë në Wales.
Por, prindi tij ka mbetur i befasuar, kur e ka parë shoferin që drejtonte autobusin, ndërsa kishte përpara telefonin, transmeton Telegrafi.
“Më pyeti nëse lejohet që drejtuesi i makinës, të shikojë në navigator teksa është duke vozitur. U tmerrova nga ajo që pashë”, ka shkruar Grainger.
Më tutje, ai është shprehur shumë i shqetësuar me gjendjen në të cilën ndodhej i biri tij dhe kishte frikë derisa është kthyer në shtëpi.
Pasi rasti është paraqitur tek autoritete, shoferi është suspenduar deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/