Shoferi i një autobusi në Itali është duartrokitur për veprimin e tij, pasi arriti t’i shpëtojë 25 nxënës dhe t’i dërgojë në një zonë më të sigurt kur mjeti me të cilin po udhëtonin u përfshi nga zjarri, shkruan BBC.
Autobusi që transportonte nxënësit e moshës 14-16-vjeç në një kamp veror, u përfshi nga zjarri brenda një tuneli rreth 80 kilometra në veri të qytetit të Milanos, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ishin zjarrfikësit që arritën shpejtë në vendin e ngjarjes dhe lokalizuan zjarrin. E pamjet e publikuara nga departamenti i zjarrfikësve shfaq tymin e zi që dilte nga tuneli.
Shtatë fëmijë janë dërguar në spital për shkak të tymit që u kishte shkaktuar alergji dhe probleme në frymëmarrje.
E presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, lavdëroi shoferin e autobusit, që reagoi me kohë duke u ndalur dhe nxjerrë me shpejtësi nxënësit – para se mjeti të përfshihej plotësisht nga zjarri. /Telegrafi/