Raportimi i rasteve të ngacmimeve seksuale në vendin tonë kanë filluar të shtohen.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Banjë të komunës së Zveçanit.
Sipas raportit të policisë, viktima femër K/Serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – i dyshuari mashkull K/Serb.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/