Shoferi i një autobusi në Paris mbeti i habitur kur derisa po e nxirrte nga garazhi autobusin, në karrige e gjeti një qese me 16 mijë euro.
Ai në fakt po fillonte ndërrimin e tij kur vërejti një qese të najlonit në karrige, brenda të cilës kishte 16 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Ky shofer fillimisht informoi eprorët e tij dhe më pas shkoi në stacionin më të afërt të policisë, ku në qesen e mbushur me para gjendej edhe një pasaportë me emrin e një shtetasi të Kongos.
Ai ka deklaruar për mediat franceze se në transportin publik shpesh shoferët gjejnë gjësende të ndryshme, por janë raste të rralla kur gjejnë qesen e mbushur me para.
Policia franceze ka njoftuar se është duke kërkuar pronarin e parave, ndërsa drejtoria e transportit të qytetit ka falënderuar shoferin e autobusit. /Telegrafi/