Shoferi i një autobusi në pjesën lindore të Kinës është duartrokitur nga mijëra bashkëkombës, të cilët panë videon ku shihej duke ndihmuar një pasagjer të moshuar për të hipur në një autobus tjetër – pasi e mbanë në shpinë.
Pas një udhëtimi të gjatë, ky burrë i moshuar thotë se i ishin mpirë gjymtyrët e trupit dhe kështu nuk mund të zbriste nga autobusi në qytetin Huai në provincën kineze Jiangsu, transmeton Telegrafi.
Shoferi i autobusit që është identifikuar si Ding Wenzhen, nuk kishte hezituar ta ndihmojë të moshuarin kur e kuptoi se nuk po mund të ecte. Kështu e barti në shpinë deri në autobusin tjetër.
“Jam munduar të jem sa më i kujdesshëm derisa po e mbaja në shpinë, pasi frikësohesha se mund të rrëzohet”, ka deklaruar shoferi kinez. /Telegrafi/