Ministria e Shëndetësisë njoftoi se shoferi i autobusit ku kanë udhëtuar dy personat e sëmurë me coronavirus nuk është i infektuar.
Ai sot me një turë të re të udhëtarëve nga Italia u prit në vendkalimin kufitar në Tabanoc, autobusi u hoq anësh dhe pas marrjes së rezultateteve nga testi, ai dhe pacienti ishin në izolim disa orësh në një objekt të Drejtorisë Doganore në vendkalim, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Deri në ditën 1 14-të me vendim ai mbetet në izolim, nën vëzhgim shëndetësor nga epidemiologët. Udhëtarët që sot arritën me të, pas kontrollit u lëshuan në shtëpi. Ata s’kanë pasur kontakt me pacient pozitiv, por u janë dhënë rekomandimet që nëse ndjejnë simptomat, të mos shkojnë në spitale, por menjëherë të paraqiten te Qendrat për Shëndet Publike”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.
Udhëtarët e autobusit, sipas ministrit Filipçe, janë identifikuar dhe po mbahen në izolim shtëpiak./Telegrafi/