Telegrafi

Shoferi i autobusit dhe një pasagjere filmohen duke u rrahur në Londër

Ky është momenti kur shoferi i një autobusi në Londër, rrah brutalisht një grua e cila me sa duket tenton ta ndalë që të vazhdojë rrugëtimin.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Southbury të Londrës, kurse policia metropolitane ka njoftuar se ka filluar hetimet, transmeton Telegrafi.

Në fillim të videos, shihet shoferi duke tentuar të ngufat një grua në hyrje të autobusit. Megjithatë nuk dihet se çfarë e nxiti këtë veprim apo kush ishte iniciuesi i këtij problemi.

Sidoqoftë, një grua tjetër duke i thënë shoferit të autobusit dhe gruas që po rrihej me të, që të ndalen. Por këto thirrje hasën në vesh të shurdhër, pasi rrahja vazhdoi.

Është interesant se gruaja nuk zmbrapset për asnjë moment, dhe shihet duke ia kthyer me të njëjtën monedhë shoferit të autobusit.

Zëdhënësi i Transportit Publik në Londër ka bërë të ditur se janë shqetësuar kur kanë mësuar për këtë incident që ka ndodhur, ndërsa policia është zotuar se së shpejti do të njoftojnë opinionin për veprimet që do t’i ndërmarrin. /Telegrafi/