Telegrafi

Shoferi amerikan që voziti me shpejtësi, u mundua t’ia vë fajin qenit të tij për të shmangur arrestimin nga policia

Një shofer në SHBA i cili u ndalua nga policia për shkak të shpejtësisë u përpoq të ndërronte vendin me qenin e tij, për të shmangur arrestimin.

Siç raportohet, një oficer në Kolorado tha se ai kishte parë burrin që doli në sediljen e pasagjerit, dhe pas kësaj këmbënguli se nuk qëndronte prapa timonit, transmeton Telegrafi.

Shoferi besohet se kishte qenë i dehur dhe ka ikur nga oficeri kur e kanë pyetur për sasinë e alkoolit që kishte konsumuar.

Por i dyshuari nuk shkoi larg – dhe u kap vetëm 18 metra larg.

Ai u arrestua në një qytet të vogël të quajtur Springfield, i cili ka një popullsi prej rreth 1,300 njerëz.

Pasi u kontrollua në spital, shoferi u mbajt nën dyshimin e akuzave që përfshinin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Për arrestimin e tij ishin lëshuar edhe urdhër të mëparshëm. /Telegrafi/