Filmimi i realizuar në Indiana të Shteteve të Bashkuara, e tregon një ngasës të guximshëm dhe me aftësi të mahnitshme, për ngasjen e makinës së shpejtë.
Shumicën e kohës ai ka qëndruar në rrotat e pasme, ndërsa rinte edhe paralel me asfaltin, apo shtrihej me kokë poshtë, transmeton Telegrafi.
Derisa tregonte shkathtësitë e tij, qeshte para kamerës dhe bënte me dorë të pranishmëve.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, nuk rekomandohet të imitohen në asnjë mënyrë, pasi pasojat mund të jenë të paparashikueshme. /Telegrafi/