Në internet qarkullojnë video të ndryshme, ku shoferët kanë probleme me parkim.
Por, ky shofer nga New Yorku nuk është në mesin e tyre.
Ai arriti që brenda 45 sekondave, ta parkojë me sukses kamionin, pa e bërë asnjë gërvishtje të vogël, transmeton Telegrafi.
Rruga e ngushtë dhe hyrja e vogël, nuk janë problem për këtë shofer që e voziste kamionin me 18 rrotë.
Shikoni në videon e postuar më poshtë dhe manovrat që bën ky shofer. /Telegrafi/