Site icon Telegrafi

Shoferi 8-vjeçar, mësoi të vozit veturën duke shikuar video në Youtube

Një djalosh 8-vjeçar në Ohajo çoi motrën e tij të vogël tek një dyqan “McDonald” me makinën e prindërve pasi kishte mësuar ta ngiste mjetin duke parë video në “Youtube”.

Mediat lokale në Ohajo thanë se policia mori shumë telefonata nga banorët e zonës që raportuan për një fëmijë që po ngiste makinën. Stafi në restorant ndërkohë mendoi se ishte në shënjestër të ndonjë shakaje televizive kur kanë parë djaloshin 8-vjeçar dhe motrën e tij të vogël që ndaluan tek dritarja e shërbimit.

Dëshmitarët okularë që lajmëruan policinë thanë se djali i vogël nuk shkeli asnjë semafor dhe drejtimi i makinës nga ai nuk kishte asnjë të metë. Një nga oficerët e policisë që mbërriti në vendngjarje tha se ishte e pabesueshme ajo që ndodhi, pasi djali i vogël ngau makinën për një distancë prej rreth 3km dhe nuk shkaktoi asnjë aksident.

I pyetur nga policia, ai tha se kishte mësuar të ngiste makinën duke parë video në “Youtube” pasi motra e tij e vogël kishte shprehur dëshirën për të shkuar tek McDonalds. Duke ngarë makinën ai kaloi katër kryqëzime, shina treni dhe mjaft kthesa, transmeton tch.

Pasi qerasën fëmijët me hamburgerat e merituar, policia lajmëroi prindërit e tyre që ishin në gjumë kur dy fëmijët nisën aventurën e tyre.

Exit mobile version