Njëzetvjeçari me iniciale V.J, i cili shkeli për vdekje me makinë 22-vjeçaren në Shkup, prej kohësh është i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore. Sipas informacioneve, vitin e kaluar është kapur me 80 pako amfetaminë. Prokuroria për këtë rast ka kërkuar masë paraburgimi, por gjykatësi ia ka ndryshuar masën.
“Gjykata Penale në Shkup solli aktgjykim me të cilin të akuzuarit i është shqiptuar masë institucionale dërgim në Institucionin Korrektues Tetovë, duke e trajtuar kryerësin si person të ri në moshë, por mbi 18 vjeç. Gjatë gjithë procedurës personi ka qenë në paraburgim pikërisht me propozimin e prokurorit dhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit Gjykata e ka hequr masën e paraburgimit”, thotë Prokuroria Themelore.
Sipas juristëve, autoritetet kanë dështuar, megjithatë sqarojnë se ligji parashikon masa më të buta për të rinjtë në moshë mbi 18 vjeçe.
Tortevski shton se nuk është e lehtë për sistemin të parashikojë se si do të veprojë një person i caktuar në të ardhmen, por autoritetet shtetërore duhet t’i kushtojnë vëmendje risocializimit.
Tortevski shton se raste të këtilla, siç ishte aksidenti fatal, mund të parandalohen vetëm me edukim, parandalim por edhe pamundësi teknike për të ngasë me shpejtësi të madhe në bulevardet. Ai pret se për këtë rast Gjykata do të shqiptojë dënim më serioz./TV21/