Telegrafi

Shoferët të kenë kujdes në komunikacion, vera sjell shumë aksidente në Maqedoni

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKRR) paralajmëron se po afrohen ditët më të keqija për komunikacionin vendor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, gjatë verës së kaluar në komunikacion humbën jetën 65 persona, respektivisht 50% e numrit të përgjithshëm vjetor. Vetëm në vitin 2017, deri më 15 qershor, në komunikacion kanë ndodhur 36 raste fatale, 8 nga të cilët vetëm në qershor.

KRSKRR-ja kërkon që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të vëmendshëm nëse dëshrojnë që t’u ikin aksidenteve dhe fatkeqësive tjera në komunikacion./Telegrafi/