Telegrafi

Shoferët që iu bien borive të veturave në Mumbai, detyrohet të presin më gjatë në trafik

Qëndrimi i bllokuar në trafik, është shumë i bezdisshëm, ndërsa mund të bëhet edhe më i vështirë, nëse shoferët nisin t’ju bien borive.

Kjo është arsyeja, pse policia e Mumbait ka ndërmarrë një veprim, që ta mbajë nën kontroll rënien e borive – me instalimin e një sistemi të semaforëve, që e zgjatë mbajtjen ndezur të dritës së kuqe, ndërsa zhurma në rrugë është mbi 85 decibel, transmeton Telegrafi.

Sipas një videoje të shpërndarë, shihet reagimi i shoferëve, kur shohin se si ndalesa vazhdon të zgjatet, kur ata iu bien borive vazhdimisht.

“Mirësevini në kryeqytetin e rënies së borive. Njerëzit këtu iu bien borive edhe kur drita është e ndezur, mendojnë se në këtë formë, e ndezin të gjelbrën më shpejtë”, dëgjohet duke thënë një polic.

Të nervozuar që drita e gjelbër nuk po ndizet, ata iu bien edhe më tepër borive, derisa shohin lart shenjën në bilbord, që thotë se sa më shumë iu bini borive, duhet të pritni më gjatë.

Me një postim në Twitter, policia e Mumbait ka kërkuar që shoferët të mos iu bien borive dhe ato t’i shfrytëzojnë vetëm për momente të rëndësishme, duke shmangur përdorimin e panevojshëm. /Telegrafi/