Telegrafi

Shoferët italianë tërheqin zvarrë disa aktivistë të ambientit që dolën midis një autostrade të mbingarkuar në Romë

Ky është momenti kur aktivistët e ambientit “Rebelimi i Zhdukjes” u larguan me forcë nga shoferët e tërbuar italianë pasi ata bllokuan një autostradë të ngarkuar në Romë të enjten.

Duke protestuar për çështjet mjedisore, protestuesit u ulën në një rresht përgjatë Raccordo të Romës – – unaza kryesore e qytetit dhe një nga më të ngarkuarat e qytetit – ata po mbanin pankarta, transmeton Telegrafi.

Një video e xhiruar nga ana e rrugës me dy korsi tregoi protestuesit duke përdorur taktika të protestës së bllokimit të rrugës të përdorura gjithashtu në Britani, duke shkaktuar një bllokim të madh trafiku.

Si kundërpërgjigje, shoferët e inatosur të automjeteve në pjesën para, dolën nga automjetet e tyre për të ndërmarrë veprime – duke i tërhequr zvarrë protestuesit nga asfalti dhe duke i vendosur në anën të rrugës.

Një burrë hoqi flamurin portokalli nga duart e aktivistëve dhe e hodhi anës rrugës, dhe një grua largoi një baner.  Pas disa çasteve, dy burra, shihen derisa kapin për krahu aktivistët dhe i tërheqin zvarrë prej aty. /Telegrafi/