Telegrafi

Shoferët e veturave Tesla vazhdojnë të kapen duke fjetur pas timonit – e fundit është një grua ‘e vdekur në gjumë’

Pavarësisht emrave si Autopilot dhe Full Self-Driving, sistemet e ndihmës së shoferit të Tesla nuk i bëjnë automjetet e tyre plotësisht autonome.

Andaj, kompania thotë se ato janë “të destinuara për përdorim vetëm me një shofer plotësisht të vëmendshëm, i cili ka duart në timon dhe është i përgatitur për të reaguar në çdo moment”.

Megjithatë, siç e kemi parë shumë herë më parë, pronarët e Tesla-s – siç duket – besojnë shumë në teknologji.

Incidenti i fundit ndodhi në Los Anxhelos ndërsa është regjistruar një shofer që me sa duket flinte pas timonit ndërsa udhëtonte në autostradë.

Pamjet janë ndarë në internet dhe shihet se si gruaja është “e vdekur në gjumë”.

Duket se është kështu pasi koka e gruas është mbrapa dhe me sa duket është mbështetur në dritaren anësore.

Pas disa sekondash, gruaja duket se zgjohet ndërsa ngre kokën dhe vazhdon rrugën.

Mbetet e paqartë nëse incidenti është raportuar në polici, por vjen menjëherë pasi një tjetër pronar i Tesla-s u pa teksa flinte pas timonit.

Në atë rast, një dëshmitar e ndoqi shoferin për 15 minuta dhe i ra borisë në përpjekje për të tërhequr vëmendjen.

Pasi nuk ka marrë përgjigje, është thirrur policia.

Ndërsa detajet në lidhje me incidentet janë të kufizuara, sistemi i monitorimit të shoferit të Tesla është kritikuar si joefektiv në të kaluarën. /Telegrafi/