Falë sistemit të kontrollit për të gjitha terrenet, tërë manovrat kryhen automatikisht nga makina
Të interesuarit për Ford Raptor 2019, do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe një përparësi që ofron kjo makinë cila arrin në fund të vitit, transmeton Telegrafi.
Ky model do ta ketë të integruar Trail Control, sistem i ngjashëm për terrene të vështira, që deri më tani është aplikuar prej Land Rover.
Kur shoferi është në vështirësi, mund ta aktivizojë sistemin autonom që lëvizë prej një deri në 32 kilometra në orë, për të pasur tërë vëmendjen te timoni dhe gjetja e rrugës sa më të mirë.
Tërheqja 4×4 që ka Raptor dhe sistemi i integruar, që vlerëson gjendjen e rrugës, do të bëjnë që makina të tejkaloi pengesën vetë. Derisa, shoferi i duhet vetëm të heqë këmbët prej pedaleve dhe të shikojë përpara. /Telegrafi/
https://youtu.be/iwDq2Kwan6U