Telegrafi

Shoferes se taksisë iu shkëput timoni gjatë vozitjes, provoi ta vendoste sërish vet

Udhëtari që ndodhej në një taksi Uber, duke udhëtuar nëpër Georgia të Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i habitur me shkëputjen e timonit të makinës.

Madje, veprimi saj e habiti edhe më shumë, pasi ajo provonte ta vendoste sërish vet, duke e shtypur për pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.

“Sapo ishim nisur dhe shpejtësia ishte e ulët, kur timoni u shkëput papritmas. Nuk ia kërkuam paratë, vetëm dolëm jashtë makinës” ka thënë udhëtari që shpërndau pamjet.

Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur, se çfarë makine ishte apo nëse, ka mundur ta kthente sërish në gjendje të mirë. /Telegrafi/