Udhëtari që ndodhej në një taksi Uber, duke udhëtuar nëpër Georgia të Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i habitur me shkëputjen e timonit të makinës.
Madje, veprimi saj e habiti edhe më shumë, pasi ajo provonte ta vendoste sërish vet, duke e shtypur për pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.
“Sapo ishim nisur dhe shpejtësia ishte e ulët, kur timoni u shkëput papritmas. Nuk ia kërkuam paratë, vetëm dolëm jashtë makinës” ka thënë udhëtari që shpërndau pamjet.
Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur, se çfarë makine ishte apo nëse, ka mundur ta kthente sërish në gjendje të mirë. /Telegrafi/