Site icon Telegrafi

Shndërrohuni në mbretëreshë të kësaj vere

Domosdoshmëri gjatë verës janë kombinimet e rehatshme dhe të relaksuara, të cilat u përshtaten të gjitha femrave. Të gjitha ato që i kemi veshur gjatë ditëve të ftohta shkojnë në harresë, ndërsa në skenë paraqiten ngjyrat dhe materialet e lehta.

Nëse dëshironi të dukeni femërore atëherë blini veshje me saten, material i cili njëkohësisht përkëdhel dhe freskon, ndërsa është i shkëlqyer edhe për biseda pune ose darkë luksoze familjare.

E verdhë, vjollce, e kuqe dhe e gjelbër, janë ngjyra që japin mesazhin se jeni të gatshme për lojë.

Nëse keni vendosur t’i mbuloni këmbët dhe të vishni fustane të gjata me kombinime të përshtatshme, mos u frikësoni që të shtoni edhe stoli të mëdha. Kënaquni me sandale komode edhe nëse nuk janë aq të bukura, pasi që fustani do t’i mbulojë, ndërsa ju do të ndiheni mirë.

Këto janë shtesa të domosdoshme të modës verore, sepse përveç se do të dukeni mirë, do ta mbroni edhe shëndetin tuaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version