Site icon Telegrafi

Shndërrimi “i frikshëm” i Beckham për rolin filmik (Foto)

Getty Images

David Beckham është konsideruar gjithmonë si një nga futbollistët me dukje joshëse, mirëpo ai ka bërë një transformim të madh në dukej për një rol filmik.

Anglezi i famshëm do të luajë në versionin e ri të filmit për mbretin Arthur, prandaj me ndihmën e makijazhit ka bërë një ndryshim në fytyrën e tij.

Transformimi i Beckham (Instagram)

Ai e ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shfaqet me një shenjë plage të madhe në kokë dhe në fytyrë, ndërsa ka dhëmbë të prishur.

“Punë e vështirë në zyrë. Filmi ‘King Arthur’, Guy Ritchie”, ka shkruar ish-lojtari i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Milanit në përshkrimin e fotografisë.

Filmi i ri mban titullin “King Arthur: Legend of the Sword”, regjinë e të cilit është duke e bërë Guy Ritchie, ndërsa në rol kryesor është Charlie Hunnam. /Telegrafi/

Exit mobile version