Site icon Telegrafi

SHMDAM së pari do të mendojë si t’ia kthejë Ministrisë së Kulturës për ndalimin e muzikës maqedonase dhe serbe

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtës Autoriale të Muzikës (SHMDAM), këto ditë pritet të sjell vendim si dhe a do ta kthejnë vendimin e Ministrisë së Kulturës, vendim me të cilin muzika maqedonase dhe serbe kthehen para shikuesve të televizionit dhe dëgjuesve të radios në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i kësaj shoqate, Grigor Koprov, nuk deshi të komentojë vendimin e Ministrisë së Kulturës, para se organet e shoqatës të sjellin vendim.

Ndalimi për emitimin e muzikës maqedonase nga ana e SHMADM-së është udhëhequr prej 19 shtatorit, ndërsa si arsye përmendën “presionin e Ministrisë së Kulturës mbi punën e kësaj shoqate dhe krijimin e mundësisë të formohet shoqatë paralele për qëllimin e njejtë, në këtë rast Sokom Map”./Telegrafi/

Exit mobile version