Telegrafi

Shmangni ujin e tepërt

Psikologu Peter Rogers dhe kolegët e tij të Universitetit të Bristolit, iu lutën gjashtëdhjetë vetave të tregonin më parë nëse ishin të etur apo jo. Pastaj, një pjese të të eturve dhe një pjese që nuk ishin të etur u dhanë nga një gotë ujë (330 mililitra), që kishte temperaturë 10 gradë celsius. Të tjerëve nuk u dha ujë. Pastaj u dhanë për të zgjidhur disa probleme.

Ata që në fillim të eksperimentit ishin me të vërtetë të etur dhe që kishin pirë nga një gotë me ujë, u treguan 10% më të aftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë. Kurse, atyre që u ishte dhënë nga një gotë ujë, ndonëse nuk ishin të etur, ishin 5 % më të paaftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë.

Nga kjo shkencëtarët nxorën përfundimin se pirja me shumicë e ujit – të paktën kur nuk je i etur – ndikon për të keq në aftësinë për të menduar.

Rogers thotë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë rast ka të bëjë edhe temperatura e ujit, ku trupi detyrohet të përdorë një pjesë të energjisë së tij për të përballuar pasojat që sjell një gotë uji e ftohtë, e padëshirueshme në barkun tonë.