Telegrafi

Shmangni patatet e skuqura

Në një studim janë analizuar aktiviteti fizik dhe shprehitë ushqyese të 80.000 vullnetarëve në një periudhë 14-vjeçare. Hulumtuesit kanë vërtetuar se lidhshmëria më e rëndësishme ndërmjet sëmundjeve të zemrës qëndron me ushqimin i cili përmban acide trans-yndyrore, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e mirë dhe e shtojnë të keqin, ndërsa janë të pranishme sidomos te patatet e skuqura.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë, kur patatet e para të skuqura arrijnë në stomak, yndyrat bëjnë që të prodhohen endokanabinoide, substanca që “ndezin” sinjalin e urisë. Kjo gjë vlen për të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrë, por që çuditërisht këtë efekt nuk e kanë sheqernat dhe ushqimet me proteina.

Sipas grupit të studiuesve, në të ardhmen mund të bëhet i mundur ndalimi i këtij efekti (veprimit të endokanabinoideve) dhe në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të heqim dorë nga patatet e skuqura. /Telegrafi/