Site icon Telegrafi

Shmangni këto ushqime nëse doni një lëkurë pa akne

Pjesa më e madhe e njerëzve i konsiderojnë aknet si problem i moshës, por e vërteta është se kjo gjendje e zakonshme e lëkurës mund të ndodhë në të 20-tat, 30-tat apo të 40-tat.

Nga hormonet tek gjenetika e deri tek regjimi i kujdesit të lëkurës, aknet mund të shkaktohen nga shumë faktorë, përfshirë këtu edhe ushqimet që konsumoni.

Personat me akne duhet të shmangin ushqimet me sheqer, të konservuara dhe të procesuara si pijet e lehta, drithërat me sheqer që konsumojnë në mëngjes, patatet e skuqura dhe bukën e bardhë.

Aknet kanë kryesisht rrënjë hormonale, por ushqimi mund të jetë një ndër shkaktarët dhe karbohidratet janë ndër armiqtë kryesorë, shkruan Anabel. Karbohidratet e larta stimulojnë prodhimin e një hormoni të quajtur insulinë dhe mund të shkaktojë probleme me nivelin e testosteronit në gjak.

Bëni mirë të shmangni karbohidratet dhe produktet me bazë qumështi kafshësh, provoni trajtimet me dritë LED, lazer, mikrodermabrazion, dhe maska. Edhe përdorimi i produkteve me përbërje Benzyol-i mund të ndihmojnë, ashtu si dhe minimizimi i grimit të rëndë.

Exit mobile version