Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e gjumit ndikon në dobësimin e sistemit imun, ndërsa ky studim plotëson të gjeturat e mëparshme duke njoftuar se personat që flenë më pak janë më shumë të ekspozuar ndaj ndonjë virusi të ftohjes.
Në studimin e ri shkencëtarët kanë analizuar shprehitë e gjumit te 153 persona të shëndoshë, meshkuj dhe femra, të cilët janë vendosur në karantinë ku i janë ekspozuar virusit të ftohjes.
Rezultatet kanë treguar se sa më pak gjumë, aq më e madhe është mundësia për të shfaqur simptoma të ftohjes.