Telegrafi

Shmangni dollarin sado të jetë kosto

Dollari ka rënë me 7.7% kundrejt euros dhe 5.9% ndaj yenit në vitin 2008, pasi banka Qendrore Amerikane (FED) uli normën bazë të interesit me qëllim shmangien e recesionit amerikan. Çmimet e naftës janë dyfishuar në 12 muajt e fundit, ndërkohë që ari është rritur me 44%.

“Shmangni dollarin” – tha Rogers, shefi i Rogers Holding, në një fjalim në Shanghai. Investimi më i mirë për vitin 2008 janë mallrat dhe burimet natyrore.

Çmimet e produkteve bujqësore janë rritur dhe pritet të rriten edhe më shumë.
Çmimet e naftës dhe metaleve janë rritur me shpejtësi pasi rënia e monedhës amerikane i bëri ato më të lira për blerësit jashtë SHBA-së. Dollari është stabilizuar në javët e fundit, por sërish vlera e tij ngelet më e ulëta që prej vitit 1999.

Komentet e Rogers, vijnë 2 ditë pasi ai u tha investitorëve në një konferencë të mos ‘hiqnin dorë’ nga investimet kineze, pasi sipas tij Kina është vendi me performancën më të mirë këtë vit. Rogers, i cili së pari filloi të blejë asetet kineze në vitin 1999, tha se nuk ka shitur asgjë nga ato deri tani.

Rogers ka parashikuar edhe rritje akoma më të mëdha në çmimin e naftës.

Ai tha se çmimi nuk është aq i lartë sa të kufizojë kërkesën e njerëzve për naftën. “Rritja e çmimit nuk ka për të ndaluar deri sa oferta dhe kërkesa të arrijnë në një balancë”.  /Shekulli/