Telegrafi

Shmangni brekët e ngushta dhe flini zhveshur, që të keni spermë më të shëndoshë

Qelizat reproduktive në testikuj, janë më të ruajtura në temperaturë të freskët, transmeton Telegrafi.

Brekët e ngushta dhe pizhamet, bëjnë që këto qeliza të nxehen.

Posaçërisht gjatë natës, heqja e pizhameve dhe shmangia nga brekët e ngushta, është më së miri.

Universiteti i Strafordit në Kaliforni, ka bërë një hulumtim me 500 meshkuj, para se ata të bëhen etër.

Në fund të studimit, ka dalë se meshkujt me brekë të lëshuara dhe ata që kanë fjetur të zhveshur, kanë pasur 25 për qind më pak dëmtime në ADN-në e spermës së tyre. /Telegrafi/