Por, aromat e pakëndshme mund të eliminohen me lehtësi. Vetë djersa nuk kundërmon, por bakteret të cilat krijohen në vendet e djersitura, janë ata të cilat në kontakt me ajrin lëshojnë erë të pakëndshme.
Depilimi
Për këtë arsye, depilimi ose heqja e qimeve në vendet që djersiten, është hapi i parë në luftë ndaj erërave të pakëndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersës dhe ndryshimin e përbërjes së saj kimike.
Pastrimi
Pastrimi i rregullt, disa herë në ditë, po ashtu ndihmon shumë, por uji duhet të jetë i vakët, pasi që flladitja e sipërfaqes së lëkurës, krijon efekt të kundërt.
Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, trupi tenton ta rikthejë sa më shpejt temperaturën, nxehet dhe atëherë sërish filloni të djersiteni.
Dezodorantët
Deodorantët është mirë të përdoren pas pastrimit, ndërsa shmangni parfumet e rënda, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.