Instinkti i të gjithë njerëzve është që të shmangin shikimin nga një ngjarje e dhimbshme siç është bërja e një injeksioni, por nga kërkimet është vërtetuar se nëse e shikon agen duke u futur në mish, do të ndiesh më pak dhembje.
Studimi u publikua fillimisht në revistën e specializuar Psycholigical Science, në një përpjekje për të zbardhur mekanizmin se si reagon truri ndaj dhembjeve, transmeton Telegrafi.
Studimi u krye me ndihmën e 18 vullnetarëve, në bashkëpunim nga Universiteti i Londrës dhe ai i Milanos. Personave iu vendos në dorë një pajisje ngrohëse, e cila do të vazhdonte të rriste temperaturën, deri në momentin kur pacientët do të ndienin dhembje.
Testi u krye dy herë, me dhe pa shikimin e vullnetarëve, ndërsa rezultatet treguan se mundësia për të toleruar dhembjen trupore ishte më e madhe në rastet kur ngjarja shihej nga të testuarit.
Sipas përfundimit të studimit, shmangia e vëmendjes rrit pasigurinë dhe impulset nervore në tru, duke bërë që perceptimi i dhembjes të jetë më i fort. /Telegrafi/