Site icon Telegrafi

Shmangia e detyrimeve tatimore nga bizneset, ATK nis inspektimet në terren

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se nga sot ka nisur inspektimet në terren për të gjithë ato biznese që shmangim detyrimet tatimore.

Sipas ATK-së, plani i veprimit për muajt korrik-shtator 2021 do t’i ketë në fokus bizneset që nuk bëjnë deklarime të sakta, andaj do të bëhet verifikimi apo korrigjimi i deklarimeve të tyre kundrejt qarkullimit të realizuar, përcjell Telegrafi.

“Në mënyrë që ky plan të përfshijë të gjitha grupet e synuara, inspektorët tatimor do të zhvillojnë aktivitete brenda dhe jashtë orarit zyrtar të punës, duke përfshirë dhe fundjavat. Aktivitetet e ATK-së me këtë plan do të orientohen në veprimet specifike, si identifikimi i bizneseve dhe personave fizik të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë iu shmangen detyrimeve tatimore”, njofton ATK.

Po ashtu, ATK thotë se do të bëhet identifikimi dhe fiskalizimi i bizneseve të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale si dhe ndërmarrjen e masave ndaj bizneseve të cilat janë pajisur me arka fiskale por nuk lëshojnë kuponë fiskal; identifikimi dhe trajtimi i bizneseve dhe personave fizik të cilët bëjnë nën deklarim të shitjeve (të ardhurave) si dhe nën deklarim të numrit të punonjësve dhe pagave, si dhe identifikimi i mos deklaruesve, ndalim deklaruesve si dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera ligjore me qëllim që tatimpaguesit të bëjnë deklarimet e tyre saktë dhe brenda afateve kohore. /Telegrafi/

Exit mobile version