Site icon Telegrafi

Shmanget konflikti mes pjesëtarëve të sigurimit të presidentit turk dhe policisë kufitare të Bosnjës

Një situatë e pakëndshme është zhvilluar sot në pistën e aeroportit të Sarajevës, ku për pak sa nuk ka ardhur deri te një konflikt mes pjesëtarëve të policisë kufitare të Bosnje e Hercegovinës dhe pjesëtarëve të sigurimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, shkruan Klix.ba.

Me të aterruar aeroplani në aeroportin e Sarajevës në të cilin ishte delegacioni i Republikës së Turqisë në krye me Erdoganin, pjesëtarët e sigurimit të presidentit turk kanë refuzuar t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta ku ka ardhur deri të përplasja verbale që për pak sa nuk është shndërruar në përplasje fizike me pjesëtarët e policisë kufitare të Bosnjës, transmeton Telegrafi.

Situata dukej shumë e tensionuar, por me të dalë nga aeroplani presidenti turk, gjithçka u vu nën kontroll. E këtë incident e ka konfirmuar për Klix.ba drejtori i policisë kufitare të Bosnjës, Zoran Galiq, i cili ka vlerësuar reagimin dhe profesionalizmin e policisë kufitare.

“Ata që vijnë në Bosnje e Hercegovinë duhet të respektojnë ligjet e Bosnjës, e jo të tentojnë të jenë mbi ligjin. Vlerësojë reagimin e njësisë së policisë kufitare të Bosnjë e Hercegovinës, pasi që po të mos ishin ata profesionistë do të mund të vinte deri te konflikti”, ka deklaruar Galiq për Klix.ba. /Telegrafi/

 

Exit mobile version