Site icon Telegrafi

Shmanget incidenti ushtarak para mbërritjes së presidentit amerikan në Japoni

Në vigjilje të mbërritjes së presidentit amerikan, Donald Trump në Japoni, etapa e parë e një udhëtimi të gjatë që do zhvillojë në Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine, është shmangur një incident ushtarak.

Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Detit të Japonisë. Por në të nuk është përfshirë Koreja e Veriut, kërcënimi kryesor I Uashingtonit me raketat e saj balistike dhe kokat bërthamore.

Dy bombardues F-18 Hornet të mjetit lundrues që mban avionët bërthamorë, Ronald Regan kanë fluturuar për të larguar dy bombardues strategjikë rusë të tipit, Tu-95 Bear.

Mjetet fluturuese të ushtrisë së Moskës ishin afruar tek flota amerikane deri në 130 kilometra.

Operacioni, bën të ditur CNN, është zhvilluar me profesionalitet dhe pa krijuar ndonjë rrezik të mundshëm – siç ka ndodhur herët e tjera mes avionëve rusë dhe amerikanë. /abcnews/

Exit mobile version