Site icon Telegrafi

Shmangeni këtë përbërës nëse nuk dëshironi të zgjoheni gjatë natës për të urinuar

Nëse nevoja për të urinuar është duke jua ndërprerë gjumin e ëmbël çdo natë, atëherë kura për këtë mund të jetë në ushqimin që e konsumoni gjatë ditës

Në një studim të fundit të kryer nga hulumtues japonezë, thuhet se kripa është fajtori kryesor i këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kishin studiuar 321 meshkuj dhe femra të cilët kanë vuajtur nga nevoja për të urinuar gjatë natës – ku zgjoheshin të paktën një herë gjatë natës për të urinuar – dhe që konsumonin shumë krip gjatë ditës.

shutterstock

Hulumtuesit u kishin kërkuar pjesëmarrësve të zvogëlojnë sasinë e kripës që e konsumojnë përgjatë 12-javëve, dhe rreth 70 për qind prej tyre kishin arritur ta zvogëlojnë sasinë e kripës që e konsumojnë nga 10.7 gramë në ditë në 8 gramë në ditë.

Dhe me këtë zvogëlim të sasisë së kripës, ishin zvogëluar edhe “udhëtimet” që i bënin në tualet gjatë natës.

Pra, shkencëtarët tregojnë se kripa është shkaktari kryesor i nevojës tuaj për të urinuar gjatë natës dhe duhet të përpiqeni ta zvogëloni sasinë e konsumimit të këtij produkti, nëse veç dëshironi të mos e prishni gjumin e ëmbël. /Telegrafi/

Exit mobile version