Telegrafi

Shmang tragjedinë: Nëna i shpëton jetën vajzës së vet, duke e goditur me shkelm (Video, +16)

Një nënë është detyruar ta godasë me shkelm bijën e saj, në mënyrë që ta shpëtoi nga më e keqja derisa po qëndronte pranë dyerve elektrike të ashensorit, që në ato momente po mbylleshin.

Trevjeçarja kurioze po qëndronte pranë ashensorit të cilët iu hapën dyert në mënyrë elektronike, por më pas vendosi të qëndrojë pranë tyre duke mos e ditur rrezikun që po e priste, transmeton Telegrafi.

Dyert të cilat fatkeqësisht nuk kishin sensorë filluan të mbyllen, dhe në ato momente shfaqet nëna e vogëlushes e cila për ta shpëtuar të bijën nga shtypja e dyerve, e godet me shkelm duke e përplasur për tokë.

Edhe pse vogëlushja mund të jetë lënduar paksa nga goditja e nënës , ajo sigurisht i ka shpëtuar më të keqes.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me një kompleks në qytetin Batu Uban në Malajzi, ndërsa pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë janë bërë virale në internet. /Telegrafi/