“Unë mendoj se Shqipërisë duhet t’i jepen tre pikë, sepse u tallën me ne në mes të Beogradit. Ata ishin të pacipë dhe të guximshëm për ta bërë këtë. Duhet të arrestohen dhe dënohen pjesëtarët e sigurimit tonë, të cilët lejuan të ndodh e gjithë kjo”, tha me këmbëngulje, Djorgjevic.
Gjithashtu, Bora – të cilin analist serb Petar Lukovic e ka quajtur shlivovicë-çetniku – pyeti se si do të përfundonte incidenti po të kishte ndodhur në Shqipëri, ndërsa serbët do të ishin shkaktarë për ndërprerjen e ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Çfarë do të kishte ndodhur, nëse dikush në Tiranë do të valonte flamurin e Serbisë së Madhe? Përsëri do të na bombardonin, granatonin. Kështu, serbët sërish do të fajësoheshin, se ne jemi mësuar me standardeve të dyfishta”, përfundoi ai.
Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas futjes së tifozëve serbë në fushë, të cilët sulmuan futbollistët e kombëtares shqiptare. /Telegrafi/