Site icon Telegrafi

Shlirohen serbët: Partizani e Zvezda nuk do të luajnë me ekipet kosovare këtë sezon

Serbët janë shliruar pasi UEFA ka njoftuar se klubet kosovare nuk do të luajnë në garat evropiane në edicionin e ardhshëm.

Në fakt, portali ‘Telegraf.rs’ ka shkruar se, pa marrë parasysh se Kosova u pranua në UEFA, klubet kosovare nuk do të mund të luajnë në kompeticionet evropiane këtë edicion, përcjell Zëri.

Portali serb e ka cituar drejtorin e Feronikelit, Artan Berisha, i cili tha se kampioni i Kosovës nuk ka pasur kohë të bëhej gati për t’i plotësuar kriteret pasi e kishte kohën e shkurtër.

Exit mobile version