Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se sot janë shkyçur nga furnizimi me ujë të pijshëm 9 shtëpi, në Prishtinë.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook nga KRU “Prishtina” shkyçja nga furnizimi me ujë të pijshëm është bërë në lagjen e Artë në Mat, për të cilën lagje kanë shkruar së është “e pa legalizuar”.
“Sapo u shkyç nga furnizimi me ujë të pijshëm lagjja e Artë në Mat, rreth 9 shtëpi në atë lagje.
Lagje e PA LEGALIZUAR”, kanë shkruar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. /Telegrafi/