Telegrafi

Shkyçen 42 konsumatorë

Mësohet se nga fillimi i shkurtit deri me tash korporata u a ka ndërprerë rrymën rreth 2 mijë konsumatorëve.

Ndërsa gjatë ditës se enjte në listë për shkyçja janë edhe 42 konsumator, kryesisht në Prishtinë. Këta konsumator i kanë borxh KEK-ut borxhe110 mijë euro.

Po ashtu bëhet e ditur se shumë lagje dhe fshatra në Mitrovicë kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të disa prishjeve, të cilat besohet se kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës.

KEK ende nuk ka arritur të evitojë defektet e paraqitura, deri sa kjo gjendje i ka irrituar mitrovicasit, të cilët fajësojnë menaxherët e KEK-ut për paaftësi menaxhimi. /Telegrafi/