Telegrafi

Shkurtohen fondet, humbet punën nëna e Cameron

Nëna e kryeministrit britanik David Cameron, ka humbur punën për shkak të shkurtimit të fondeve. Mary Cameron mbeti pa punë, pasi këshilli konservator i zonës ku ajo banon, vendosi që të mbyllë qendrën për fëmijët ku ajo punonte.

Në një intervistë për mediat britanike, nëna e kryeministrit tha se, ishte e trishtuar për mbylljen e qendrës në zonën e Oxfordshire. Ajo ishte përpjekur që ta ndalonte këtë masë të autoriteteve lokale, duke vendosur emrin e saj në një peticion kundër këtyre planeve. Por me sa duket, as emri i saj nuk ka bërë punë, pasi Komuna e West Berkshire vendosi që ta mbyllë qendrën për fëmijët, transmeton shekulli.

“Jam e trishtuar që qendra u mbyll, por nëse nuk ka para për të paguar për të, s’kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi Mary Cameron, duke theksuar  se nuk kishte folur kurrë me djalin e saj për këtë çështje, pasi nuk i lejon vetes që të ndërhyjë.