Shkurte Gashi ka prezantuar nënën e saj në rrjetet sociale.
Këngëtarja këtë e ka bërë me rastin e festës së 8 Marsit duke uruar nënën për festën si dhe duke e prezantuar atë me miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Gëzuar nëna ime” është mbishkrimi që ka lënë Shkurta sipër fotos.
Ndryshe ,“Nuk të fal” titullohet projekti i saj i fundit muzikor, të cilin e solli në dhjetor të vitit të kaluar dhe mori pëlqimin e madh të publikut./Telegrafi/.