Sot (e shtunë) në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë është duke u mbajtur protesta kundër mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, sipas një flet-arresti serb.
Në këtë protestë janë bashkuar shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët duan të kundërshtojnë fuqishëm vendimin e Gjykatës francese, për shtyrjen e vendimit për Haradinajt deri më datën 7 prill.
Ndërkohë, shumë emra të njohur nga estrada kanë shprehur mbështetjen për ish-kryeministrin e Kosovës nëpërmes rrjeteve sociale.
Këngëtarja Shkurte Gagashi është njëra ndër ta, e cila ka publikuar një fotografi të Ramushit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka shprehur mbështetjen e saj.
“Çdo sfidë është e vogël kundrejtë madhështisë tënde Komandant! Kosova ka nevojë për ty! Lirim sa më të shpejtë për #Ramush Haradinaj”, shkruan këngëtarja Gashi në Instagram. /Telegrafi/