Telegrafi

Shkurte Gashi: Kam njeriun e zemrës dhe jam shumë e lumtur, nuk kam të drejtë të flas për të kaluarën e tij se nuk më takon mua (Video)

Në javët e fundit ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për jetën private të Shkurte Gashit.

Këngëtarja u bë pjesë e faqeve rozë për një lidhje të spekuluar me vëllanë e Blerim Destanit.

Lexo po ashtu Shkurte Gashi mohon martesën me vëllanë e Blerim Destanit

Fillimisht pati thashetheme se ajo është martuar, ndërsa më pas u spekulua se ishte shtatzënë.

Edhe njëra edhe tjetra u hodhën poshtë, mirëpo Shkurtja më në fund ka pranuar se është në një lidhje romantike.

Lexo po ashtu Shkurte Gashi mohon shtatzëninë, e cilëson si gënjeshtër (Foto)

“Unë kam një lidhje dashurie… Kam njeriun e zemrës dhe jam shumë e lumtur dhe jam shumë mirë”, ka thënë këngëtarja për Prive.

Duke i komentuar thashethemet dhe kritikat kundrejt saj lidhur me të kaluarën e partnerit, këngëtarja ka thënë se për të ka rëndësi periudha nga dita që e njeh të dashurin e tutje dhe jo e kaluara e tij.

“Unë nuk kam të drejtë të flas për të kaluarën e tij, sepse nuk më takon mua, s’kam të bëj unë me atë. Me rëndësi për mua është ajo ditë që unë e njoh dhe çfarë do të ndodhë më tutje”.

“Të gjitha ato çfarë fliten dhe çfarë shkruhen, nuk janë të vërteta. Unë me të vërtetë jam ndier keq, sepse kur lexon tituj të tillë… jam ndier shumë keq, sepse nuk jam mësuar të dëgjoj lajme të tilla për mua”.

“Mbi të gjitha, janë munduar të më njollosin mua, karakterin tim, imazhin tim dhe karrierën time, gjë të cilën unë dhe familja ime nuk lejojmë…”, ka theksuar këngëtarja duke shtuar se tash e tutje me publikimet e pavërteta do të merret avokati i saj.

Gjatë të njëjtës intervistë, Shkurtja i ka përgënjeshtruar edhe një herë raportimet rreth shtatzënisë së spekuluar, ndërsa sa i përket martesës ka thënë se tash për tash nuk ka ndonjë plan të afërt.