Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkrute Gashi duket se i është gëzuar shumë lirimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili po mbahej padrejtësisht për disa muaj me radhë në burgim në Francës.
Ajo ka publikuar sot (e enjte) në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft e lumtur pranë Haradinajt.
“Urime Kosovë. Mirë se vjen Gjeneral”, shkruan këngëtarja Gashi në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, shumë ndjekës të këngëtares kanë komentuar në këtë fotografi, duke i uruar gjithashtu mirëseardhje liderit të AAK-së. /Telegrafi/